Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve të prekur nga përmbytja
Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Emergjencave, kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët të shkojnë pranë njerëzve të prekur nga përmbytja.
“Do të investohen 11 milionë euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, te trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria është krejt tjetër.
Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të jenë angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

