Rama porosit deputetët: Puna e Komisioneve duhet të vijojë

Zv/kryeministrja Belinda Balluku u pa në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, e cila u zhvillua të hënën në mëngjes në kryesinë e Kuvendit. Këtë herë në mbledhje nuk mungoi as kryeministri Edi Rama, i cili udhëzoi deputetët e tij në këto ditë të fundit parlamentare dhe shpalosi objektivat për fillimin e vitit të ri. Rama nuk e ka fshehur nga socialistët perceptimin publik se roli i opozitës së vërtetë ndaj mazhorancës qeverisëse me 83 deputetë në parlament, në mandatin e katërt nuk është PD, por SPAK.

Kryesocialisti u ka bërë të qartë në grup që puna e dy komisioneve, zgjedhore dhe territoriale, do të vijojë pavarësisht sjelljes bllokuese të PD. Mesazhin e përcolli në publik edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili e kërcënoi opozitën parlamentare me zëvendësimin e tyre në komisione. Mazhoranca nuk do të nxitojë për të miratuar e vetme ligjin për financimet e partive politike, duke i dhënë disa javë kohë mundësisë së rikthimit të dialogut politik.

Për Shqipërinë 2030, PS ka marrë vendim për të ngritur një komision etike për të luftuar nepotizmin në parti dhe përfitimet e familjarëve të deputetëve apo ministrave në mënyrë të padrejtë. Ky komision, i cili do të drejtohet nga Lindita Nikolla, si dhe nga anëtarët Erion Malaj, Kiduina Zaka, Marjana Koçeku dhe Ermal Elezi, do të filtrojë deputetët deri te kryeministri Rama, nëse familjarët e tyre kanë përfituar nga pushteti i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?