Rama poston foton unike, yjet japin spektakël mbi Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Parku Arkeologjik i Apollonisë, një destinacion i njohur i turizmit kulturor, ofron një pamje spektakolare edhe gjatë natës. Ky park që i mundëson vizitorëve një udhëtim në historinë e lashtë, gjatë natës shndërrohet në një “shfaqje yjesh”, të cilat shkëlqejnë mbi dëshmitë e qytetërimit historik të këtij vendi. Një mundësi më shumë për vizitorët që duan ta vizitojnë edhe në mbrëmje. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Arkeologjik i Apollonisë, ku mbi zonën e teatrit antik duket sikur yjet ofrojnë një spektakël të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?