Rama poston fotot: Aksion pastrimi për një mjedis më të pastër dhe komunitete të ndërgjegjësuara
Në zonat e mbrojtura të vendit si parqet kombëtare apo natyrore vijon nisma “Male të pastra”. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga pastrimi i këtyre zonave të mbrojtura nga që synon sensibilizimin për ruajtjen e ekosistemeve malore dhe mbajtjen pastër të tyre.
“Nisma “Male të Pastra” angazhoi stafin e zonave të mbrojtura, komunitete e vullnetarë në një aksion pastrimi për një mjedis më të pastër dhe komunitete të ndërgjegjësuara”, shkruan Rama.
Aksioni i pastrimit “Male të Pastra” ka angazhuar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare. Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

