Rama poston fotot nga aksioni: Puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga terreni, ku po vazhdojnë ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike që ishin zaptuar në mënyrë të paligjshme. ”Puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara”,-shkruan Rama. Operacioni përfshin përdorimin e makinerive si fadromat dhe angazhimin e ekipeve të specializuara në zona të ndryshme të vendit, teksa qeveria synon që të rikthejë ligjshmërinë dhe qarkullimin normal të trotuareve, hapësirave dhe zonave të përbashkëta. Ky aksion bëhet pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete.
KOHA JONË SONDAZH

