Rama poston fotot nga Kavaja: Kalaja e Bashtovës ka rilindur, hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin
Kalaja e Bashtovës në Kavajë ka rilindur dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në një postim në Facebook. Kreu i qeverisë shkruan se ky monument historik është kthyer në një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin. ”Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike, ka rilindur duke hapur dyert për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

