Rama poston fotot: Shkolla “Sejdi Dida” në Krumë merr pamje të re, mbi 800 nxënës përfitojnë ambiente moderne

Shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” në Krumë të Hasit po transformohet në një institucion modern dhe bashkëkohor, me ambiente të reja dhe kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamje nga investimi në këtë institucion arsimor.

Investimi, i realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Has, përfshin rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve të shkollës. Pas përfundimit të punimeve, mbi 800 nxënës do të kenë në dispozicion klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë, si dhe terrene sportive.

”Në Krumë të Hasit, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” ka rilindur duke u kthyer në hapësirë moderne dhe bashkëkohore për të pritur nxënësit dhe mësuesit. Me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Has, mbi 800 nxënës do të kenë në dispozicion klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?