Rama poston pamjet: Rrugë e asfaltuar dhe me ndriçim drejt Pyllit të Fazanëve në Maliq, një tjetër destinacion turistik
Pylli i fazanëve në Maliq, i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është ndër atraksionet më interesante në juglindje të vendit, strehë e fazanëve, sorkadheve, lepujve të egër, dhelprave, sikundër edhe i plepave, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga që të çon nga Maliqi drejt Pyllit të Fazanëve që tashmë është e asfaltuar dhe me ndriçim, duke lehtësuar qarkullimin për ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë zonë që ofron peizazhe dhe vëzhgim të botës së egër. Me një peizazh fantastik, ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli nga të cilët merr edhe emrin.
Ajri i pastër, peizazhet mahnitëse, e bardha e dimrit, e gjelbra e pranverës dhe nuancat vjeshtore të gjetheve sipas stinëve, flora dhe fauna e larmishme tërheqin vizitorë tashmë jo vetëm nga zonat përreth por edhe nga më larg. Pylli është vend ideal për piknikë familjare, aktivitete edukative dhe relaksim në natyrë.
KOHA JONË SONDAZH

