Rama poston pamjet: Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe çmontimin e strukturave të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private. “Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, u shpreh Rama. Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

