Rama poston shifrat: 2.8 miliardë lekë për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka alokuar 2.8 miliardë lekë për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore. Fondet synojnë të forcojnë kapacitetet e masa parandaluese, të sigurojnë mbështetje për qytetarët e prekur dhe të rrisin gatishmërinë e institucioneve përballë emergjencave. ”Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

