Rama poston videon e ministres nga Durrësi: Të dy hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë
Kryeministri Edi Rama bën me dije se dy hidrovoret e Bashkisë së Durrësit janë aktualisht në funksion me kapacitet të plotë, ndërsa ndërhyrjet në terren po vijojnë pa ndërprerje për të garantuar normalizimin e situatës.
Paralelisht ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuara. Kryeministri thekson se të gjitha strukturat shtetërore dhe vendore ndodhen në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Postimi i plotë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos. Të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje.
Paralelisht, ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll.
KOHA JONË SONDAZH

