Rama poston videon promovuese: Aktivitetet e shtatorit në kalendarin e eventeve turistike TEA

Aplikacioni TEA (Tourism Events of Albania) ofron një përvojë të përmirësuar dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kalendari i eventeve turistike TEA sjell plot aktivitete për t’u ndjekur gjatë muajit shtator. Mes këtyre eventeve përfshihen koncerte, festa, tradita dhe më shumë. Rama ftoi të gjithë të interesuarit ta instalojnë këtë aplikacion, për të mos humbur asnjë nga aktivitetet turistike që zhvillohen në vend.

“Shkarko TEA në celularin tënd dhe informohu për festat dhe organizimet turistike që ndodhin kudo në Shqipëri. Art Fest, teatër, koncerte, udhëtime turistike, agroturizëm dhe gastronomi dhe shumë të tjera”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?