Rama premtim për sportistët: Do bëjmë më shumë pa të tjerë në prehër

Kryeministri Edi Rama ka uruar edhe këtë mëngjes të diele të gjithë shqiptarët me një tjetër postim në rrjetin e tij social në Facebook. Ndërsa mbrëmë u pa të braktisë ndeshjen pasi skuadra e tij e zemrës Juventus humbi me Real Madridin finalen e Champions League, sot ai është zgjuar më një tjetër “projekt” sportiv.

Më tej ai thekson se për Tiranën është bërë shumë, por sipas tij ka ende edhe më shumë për t’u bërë nëse drejtimin e timonit të reformave e mbajnë pa të tjerë në prehër.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një të diel të mbarë me këtë video të transformimit të ish Kompleksit Sportiv Dinamo nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, në Parkun Olimpik të Tiranës që sot çel dyert për sportistët, federatat e sporteve dhe të gjithë qytetarët.

Kemi bërë shumë për Tiranën. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, shkruan ai.

SHKARKO APP