Rama pret kryebashkiakun amerikan, Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë – Nju Jork
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jorkun.
“Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit në turizëm. Duke qenë se Adams ka qenë i angazhuar në vendosjen e disa linjave direkte nga Nju Jorku me vende të tjera, po shikojmë mundësinë e nxitjes së përpjekjeve tona për të vendosur fluturimin direkt me Nju Jorkun. Duke qenë i interesuar për teknologjinë, Adams ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

