Rama promovon shtegun “Udha e Shkronjave” në Ditën e Alfabetit
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Ditën e Alfabetit për të promovuar një prej destinacioneve më të veçanta natyrore në juglindje të vendit: shtegun “Udha e Shkronjave”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ftuar qytetarët të zbulojnë këtë itinerar që shtrihet në Parkun Natyror “Lugina e Gjergjovicës”.
Shtegu, rreth 15.7 kilometra i gjatë dhe me vështirësi mesatare, i udhëzon vizitorët drejt monumenteve kulturore të zonës, panoramave të Vithkuqit dhe Voskopojës, si dhe pyjeve të dendur me pishë të zezë, ah dhe dushk.
Rama e ka përshkruar “Udhën e Shkronjave” si një mundësi ideale për të apasionuarit pas natyrës dhe ecjeve malore, duke e lidhur simbolikisht këtë ditë historike me pasurinë natyrore dhe kulturore të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

