Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Kryeministri Edi Rama ka rihapur debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas kryeministrit një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore.

”Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të tjera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë. Duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime”, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe Reforma Kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit europian. Rama u ndal edhe te rruga drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave. Ai kujtoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhje përbëjnë një detyrim politik për të përmbushur premtimet, nga reformat institucionale deri te përmbushja e standardeve europiane, përfshirë mjedisin dhe sigurinë ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?