Rama: PS jo armike me PD!

Kryeministri Edi Rama sot në hapjen e fushatës së PS në Berat shpjegoi se përse Partia Socialiste mbetet alternativa e vetme për t’u votuar.

Sipas Ramës, qytetarët janë të lirë të votojnë cilën parti të dëshirojnë, por duhet të dinë të zgjedhin, pasi PD tha ai, nuk di të punojë. Sipas Ramës, timoni i qeverisë duhet të drejtohet vetëm nga një dorë dhe jo nga dy, sic ndodhi në rastin me LSI, që ndikoi më pas, sic shpjegoi kryeministri në rrugën për integrimin drejt BE.

“Kur do të zgjedhësh veterinerin nuk zgjedh kasapin, kështu dhe skuadrat në zgjedhje, duhet të zgjedhësh atë që punon më shumë. Por PD nuk di të punojë. Kështu dhe PD, me të cilën nuk jemi armiq, shyqyr Zotit”, tha Rama.

SHKARKO APP