Rama në Armeni, publikon foton familjare nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga pjesëmarrja e tij në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC), i cili po zhvillohet në Jerevan, Armeni.
Përmes një postimi të shkurtër, Rama publikoi një foto familjare nga samiti, ku liderët europianë janë mbledhur së bashku në kuadër të këtij takimi të rëndësishëm politik. “Jerevan, Armeni, Foto familjare nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

