Rama publikon raportin: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale raportin për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index).

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e nënta në botë për sigurinë kibernetike.

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?