Rama: Reformat e qeverisë synojnë rritjen ekonomike
Dhe duke folur konkretisht për sistemin energjetik në Shqipëri, Rama tha se aksioni për arrestimin e çdo personi që vjedh energjinë elektrike është pjesë e vizioni të qeverisë për kthyer në binare një sistem të rrënuar. Sepse sipas tij, krijimi i një sistemit energjetik efiçent dhe pa humbje është një nga objektivat e primare të qeverisë shqiptare. “Aksioni ‘Hajdutët e energjisë elektrike’ është një pjesë e vogël e planit, vizionit tonë afatgjatë për të kthyer sistemin energjik në një resurs të frytshëm për qytetarët e ndershëm shqiptare. Ne kemi plan, të hapim tregun e energjisë elektrike, të ofrojmë konkurencë të ndershme tek energjia elektirke dhe të krijojmë një sistem që garanton siguri dhe që mbron qytetarët e ndershëm nga ata që vjedhin”, tha kryeministri Rama. Ndërsa shtoi se brenda vitit 2018 do të liberalizohet plotësisht tregu për energjinë deri në 0.4 kilovat/orë. Kreu i ekzekutivit parashtroi gjithashtu edhe disa prej pikave ku do bazohet plani i qeverisë për të rimëkëmbur sektorin energjetik. “Ne duam të tërheqim investues të huaj dhe vendas, por investuesit nuk mund të hedhin parate e tyre në një vend ku vidhet energjia elektrike dhe ku konkurenca është e padrejtë, prandaj ne duam të vjelim sa më shumë para nga faturat e papaguara, nga vjedhet e bëra, t’i reduktojmë humbjet në rrjet dhe më pas me kapitalin e mbledhur të investojmë në infrastrukturë, duke krijuar një mjedis të sigurtë ku investuesit të hedhin lirisht paratë e tyre dhe ku investuesit konkruojnë ndershmërisht”, vijoi Rama.