Rama: Rreziqet globale po amplifikohen, sigurimet duhet të përfshijnë më shumë njerëz dhe biznese
Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), ku theksoi se bota po përballet me sfida të jashtëzakonshme, por njëkohësisht edhe me mundësi të reja që mund të shfrytëzohen përmes bashkëpunimit global.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se inovacioni, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi për t’i kthyer krizat në potencial zhvillimi.
“Sfidat përpara nesh janë të pamata, por po kështu janë edhe mundësitë. Së bashku, përmes inovacionit dhe bashkëpunimit, ne mund të transformojmë pasigurinë në rezistencë, kompleksitetin në forcë dhe krizën në mundësi të reja. Në një botë që sa vjen e është në rrezik e në një kohë ku e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe sesa kufij, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, luhatja e tregjeve globale janë sfida që kërkojnë prej nesh zgjidhje inovatore.
Dritarja për të për mbushur objektivat e klimës po mbyllet me shpejtësi. Po imponon një kosto të lartë të jetesës sot. Industria e sigurimeve është përballë një sfidë të jashtëzakonshme dhe zgjedhjeve shumë të vështira për të kthyer rrezikun në rezistencë. Ndërhyrjet kibernetike ndërthuren me stabilitetin ekonomik”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

