Rama, si një djalosh fashionist

 

Mbrëmjen e djeshme u përuruan ambientet e reja të Bankës Shqiptare, ku ishin të pranishëm zyrtarë dhe institucionalë. Kryeminsitri Rama, si gjithmonë ishte kujdesur për pamjet e tij, por këtu herë kishte lënë këpucët class dhe i kishte përshtatur veshjes së tij, një palë atlete sportive. Mund të themi se ka qëlluar në shenjë me këtë kombinim.
Në evenimentin e mbajtur, në fjalën e tij, Rama është shprehur se: “Ky investim mund të konsiderohet një luks i tepërt, por është një investim për t'i dhënë këtij institucioni atë që i takon. Banka e Shqipërisë është një ndër institucionet e pakta që gëzon besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Rama. Ai ka nënvizuar se, ky projekt nisi kur ai ishte ende kryetar bashkie dhe do të vijojë me rikonstruksionin e hotel "Dajti", që është pjesa tjetër e BSH. Ai theksoi se ka qenë Fullani që ka shkuar në zyrën e tij në kohën që ishte kryebashkiak,  në momentin që nisi ky projekt dhe se ndihet krenar që ka qenë pjesë e tij. BSH meriton konsideratën më të lartë për gjithë punën që kryhet, si një institucion që ka luajtur një rol delikat në momente të vështira”,ka thënë Rama. 

R.Sh

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?