Kryeministri Edi Rama: Sjellim nga Katari një ndër ekselencat e shërbimit spitalor

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se falë bashkëpunimit me Katarin pritet të vijë në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor.

Ndërsa solli në vëmendje zhvillimet kryesore të javës gjatë podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama u ndal te vizita në Doha, Katar.

“Para pak ditësh vizitova Dohën dhe kalova disa orë intensive diskutimesh me mikun tim të shtrenjtë, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, një ndër udhëheqësit më të talentuar e më të respektuar të botës së sotme, i cili do të vijë me shumë dëshirë në Shqipëri në muajt e parë të vitit të ri”, bëri të ditur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha se po përgatitet një agjendë ambicioze bashkëpunimi mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prekëm shumë tema me Kryeministrin dhe do të përgatisim një agjendë ambicioze bashkëpunimi, që do ta bëjmë publike gjatë vizitës së tij në Shqipëri, por mund të them qysh sot se do të sjellim në vendin tonë një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor, qoftë si praktikë private e qoftë si praktikë partneriteti publik–privat, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e standardeve të shërbimit tonë publik spitalor”, tha Rama.

Kryeministri Rama vizitoi Dohën në datat 23-24 nëntor, ndërsa në fokus të kësaj vizite ishte edhe negociimi për vendosjen e një linje direkte ajrore me Katarin.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?