Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin a Bruksel që na ndal në procesin e integrimit
Akuzave të opozitës se Rama i mbylli derën e integrimit Shqipërisë duke mos i dorëzuar SPAK, Belinda Ballukun, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë dhe se “nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin a Bruksel që e ndal Shqipërinë në procesin e integrimit”.
“Negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë, dhe raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Dhe duan apo s’duan ata që kurrë mos daçin, ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin a Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. S’ka shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën, të vazhdojnë t’ia grabisin”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

