Rama ”sulmon” opozitën por hesht për përgjimet

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në një takim elektoral Cërrik ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, nuk la pa shigjetuar edhe opozitën. Rama tha se ata nuk kanë asgjë për t’i ofruar vendit veç dhunës e shantazhit, duke shtuar se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi.

“Janë kthyer njësoj si Beni ecën vetë, tek rruga në pyll natën që këndon që të dëgjojë zërin e vet që të mos ketë frikë nga errësira. Kanë hyrë në panik”, tha Rama.

Deri më tani, kryeministri nuk ka reaguar për skandalin që ka publikuar media gjermane ”Bild”, me përgjimet që nxjerrin bisedat e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me figura kriminale për zgjedhjet e 2017.

SHKARKO APP