Rama surprizon tenorin e “PD”, ja dhurata për ditëlindje (FOTO)

Edhe pse politika është në ditët më të ngjeshura, Kryeministri Edi Rama e gjen mundësinë për të uruar figurat e shquara në vend, si në rastin e ditëlindjeve. Kështu ka ndodhur edhe me tenorin Agim Hushi, pavarësisht se ai iu bashkua çadrës së opozitës, duke folur kundër qeverisë.

Me rastin e ditëlindjes të Hushit, kreu i qeverisë e ka uruar dhe i ka dërguar një dhuratë. Lajmin e bëri të ditur vetë Hushi, ku pak kohë më parë e akuzonte qeverinë e tij, e që sot i shpreh falenderimet për urimin dhe dhuratën, me anë të një postimi në facebook.

Sigurisht që falenderimet për “përkujdesjen dhe kënaqësinë që i dhuroi”, siç tenori thekson e ka shoqëruar edhe një thumb: “Kjo është Shqipëria që duam: s’ia vlen të mbjellim palma dhe të shkulim shpirtra njerëzish”.

Hushi thotë se po feston me verën e zotit Rama freskimin e qeverisë me ministrat e rinj. “Unë po e festoj sot me verën e Zotit Rama freskimin e qeverisë me ministrat teknikë dhe zbatimin e marrëveshjes me opozitën si një ngjarje madhore në historinë e mirëkuptimit politik dhe harmonisë qytetare shqiptare! Faleminderit Zoti Rama! Gëzuar”,-shkruan artisti.

SHKARKO APP