Rama takim elektoral në Sauk: Me Veliajn, Tirana ka marrë gjithë ritmin që humbi

 Në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Socialiste zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës së Saukut. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Kreun e Bashkisë Erion Veliaj për transformimin e Tiranës gjatë këtyre dy viteve, duke sjellë një pamje krejt tjetër nga ajo e katër viteve të drejtimit të saj prej Lulzim Bashës. “ E falënderoj që ka ndryshuar Tiranën. Mu kujtua kur vija këtu të bëja fushatë si kryetar Bashkie.  Tani ka ndryshuar çdo gjë prej lali Erit. Luli e mori Bashkisë edhe pse ju nuk ia dhatë. Dhe si gjithmonë gjumë. Nuk punoi krahasuar me lali Erin. Me Veliajn, Tirana ka marrë gjithë ritmin që humbi”, tha Rama.

Kreu i Bashkisë Veliaj falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë për kryerjen e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Sot e kemi shumë më kollaj të bëjmë urbanizim, e kemi shumë më kollaj të hedhim asfalt, e kemi shumë më kollaj të bëjmë lulishte, e dini pse? Qeveria e Edi Ramës thuajse ka legalizuar gjithçka, që ishte për të legalizuar në këtë njësi dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse në 4 vitet e Edit si kryeministër u legalizua 10-fish më shumë se ata të tjerët imagjinoni se çmund të bëjmë në 4 vitet e tjera për të përfunduar të gjithë procesin e legalizimeve. Nëse në 4 vite u arrit të zhbllokohet procesi i Vetingut dhe është çështje minutash përpara se Edi Rama të kthehet në Parlament për të votuar vettingunn dhe për t’i dhënë të gjithë shqiptarëve drejtësi”, tha Veliaj, Kreu i Bashkisë kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të votuar PS në mënyrë që të vijojë mbështetjen për investimet në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?