Rama takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Një mik i rralllë i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, në Baku të Azerbajxhanit ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e klimës.
“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri, po edhe një pasqyrë kuptimplotë e forcimit domethënës të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara”- shkruan Kryeministri Edi Rama.