Rama takon fermerët: Brenda vitit do të mbyllen 100% pagesat, buxheti i bujqësisë rritet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët, ku bëri të ditur se brenda këtij viti të gjitha pagesat për bujqësinë do të përfundohen 100%, ndërsa buxheti për sektorin do të vazhdojë të rritet.

“Është mandati më i vështirë i qeverisjes së vendit, por shqiptarët e kanë bërë më të lehtë. Ju dhe të gjithë ata që na keni dhënë 83 mandate, na keni mundësuar të kryesojmë negociatat me BE-në dhe të vendosim vulën evropiane transformimit që nisëm tre mandate më parë,” tha Rama.

Ai vuri në dukje arritjet e sektorit gjatë këtyre viteve: prodhimi i serave është trefishuar, duke arritur 2,200 hektarë, dhe prodhimi i perimeve i është afruar 1,500 milionë tonëve. Eksportet kanë arritur një nivel më të lartë se vitin e kaluar, duke përmbysur raportin me importet, aktualisht 1 me 3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama theksoi rëndësinë e partneritetit të qeverisë me pushtetin vendor dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin rural. Ai përmendi edhe Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), duke e cilësuar si një shembull në rritjen e kapaciteteve të dijes dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë e programeve, por edhe me atë çfarë UBT mund dhe do të bëjë në funksion tuaj,” përfundoi Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?