Rama thirrje sipërmarrjes së huaj: Investoni në Shqipëri! Vendi ynë korridor zhvillimi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me sipërmarrës ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.

Në fjalën e tij, Rama u bëri thirrje sipërmarrësve të huaj për të investuar në Shqipëri.

Më tej, Kryeministri foli edhe për integrimin në BE, duke theksuar se Europa duhet të mbajë premtimin për sa i përket anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kapitali nuk zgjedh rastësisht dhe këtë ne e dimë, shkon aty ku ka potencial. Sot Shqipëria është kjo. Një vend me stabilitet dhe drejtim. Po kthehemi një korridor zhvillimi nga veriu në jug.
Porti i ri i Durrësit do të bëhet një nga hapjeve më të të rëndësishme në Mesdhe që lidh Europën me Shqipërinë dhe Ballkanin.
Shqipëria ka një rritje që nuk vjen nga sloganet por nga reformat. Po ndërtojmë një shtet të thjeshtë e të efektshëm. Eruopa 2030 nuk është shpresë por destinacion dhe busulla jonë është e qartë. Negociatat janë të hapura, objektivi ynë është realist dhe i arritshëm me një kusht, që Europa të mbajë premtimin dhe që së bashku ne t’i përmbahemi kalendarit për të cilin jemi marrë vesh bashkarisht. Anëtarësimi në 2030 është absolutisht i mundshëm. Nuk jemi duke pritur për Europën, por të ndërtojmë Europën këtu. Europa nënkupton standarde.
Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër.
Investitorët duhet të kuptojnë që ky është momenti dhe ne jemi gati për investime afatgjata. Besoni tek kjo Shqipëri që po transformohet dhe bëhuni pjesë e historisë. Shqipëria nuk është shumë e madhe ndaj nxitoni para se hapësirat të mbarojnë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?