
Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal te transformimet që, sipas tij, ka përjetuar Shqipëria që prej vitit 2013.
Fjalimi kryeministrit:
“Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet europian. Ishin vendbanime pa qytete, aty ku sot njerëzit shijojnë, në turma turistësh, Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë, të gjitha. Aty kishte vetëm parkime të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur, dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti. Si mundet ne t’i harrojmë këto?
Pas atij togfjalëshi, “traktati i anëtarësimit”, nuk jemi vetëm ne këtu. Është një pafundësi njerëzish. Ndër këta, edhe njerëz të administratës së shumë anatemuar, që goditet përditë e përditë, ndërkohë që ka në gjirin e vet mijë e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar.
Si mundet ne të mos shohim pas atij togfjalëshi korridoret e spitalit nën Terezë, me biçikleta brenda? Ecej me biçikletë në korridorin e spitalit. Jo në 1913, por në 2013. Nuk dallohej mjeku, i sëmuri, i afërmi, shitësi i farave apo i të brendshmeve nga kalimtari që përshkonte rrugën nga Bardhyli te rruga matanë, duke u futur mes spitalit. Po shkollat, qindra e qindra
Po shkolla, erdhi një gazetar për të ndjekur flamengot, shkoi në Kamzë, aty ku zakonisht janë kërkuar revolucionarët më të gatshëm për të djehur Tiranën, e kur u takuam më tha, shkollat që kam parë në Kamzë nuk janë në lagjen më të pasur të qytetin tim. Nuk mund t’ju them kush ishte.
Po infrastruktura e Shqipërisë sot, po shërbimet publike të Sh sot, po vetë ku proces për të cilin e kam thënë, unë vetë kam qenë i tmerruar, se edh4e unë vetë isha pre se administrata jonë nuk kishte kapacitete për të përballuar jetën e re. Përballjen e re me Europën”, tha Rama.
