Rama tregon pse e donte opozitën në zgjedhje: Paketën McAllister nuk e kam pranuar, e as do e pranoja

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet e angazhimit të tij të vazhduar, sicc e quan ai, për të përfshirë opozitën në zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për “Opinion”, kryeministri Rama tha se me marrëveshjen PD-PS, janë vendosur interesat e vendit mbi ato të partive.

“Nuk kemi bërë asgjë tjetër me këtë marrëveshje përveçse kemi vendosur interesin e vendit mbi interesin tonë. Po të ishte për interesin e PS, sot Luli do të ishte akoma në çadër, bashkë me grupin që mbante gjallë atë emisionin atje. E do kërkonin leje për të vijuar protestën me rroba banje. Por sot janë në zgjedhje.

Unë e kam patur deri në sekondën e fundit vullnetin për të dhënë një zgjedhje për Shqipërinë. Kam menduar jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme”, tha Rama.

Sakaq, kryeministri Rama ka treguar për herë të parë hapur, se ai nuk e ka pranuar paketën McAllister. Ai ka shtuar se as nuk do ta pranonte atë në një moment të dytë, por theksoi se ishte për një zgjidhje të përbashkët, ashtu siç edhe ndodhi pas takimit me Bashën.

 

SHKARKO APP