Rama u kërkon grave se don ta tund vetë timonin

Gjatë një ndalesë në vazhdën e takimeve elektrorale, Rama është shprehur se gratë duhet të votojnë PS-në.

 “Gratë duhet të na ndihmojnë shumë këtë radhë, sepse ne kemi nevojë për më shumë mbështetje që të bëjmë më shumë punë. Nuk mund të bëjmë më shumë punë duke qenë shteti i ndarë në Republika partish. Duhet këtë herë të na e lini timonin pa njerëz në prehër. Nuk ecim dot shpejt dhe drejt në qoftë se kemi të tjerë që na tundin timonin. Gratë duhet të votojnë vetëm për PS-në, le të jenë të majta, le të jenë të djathta sepse PD nuk ka vënë asnjë grua në listë për të përfaqësuar gratë dhe vajzat.” – tha Rama.

Edi Rama u kërkoi grave se synon ta tundë vetë timonin. E zorshme kjo e timonit vetëm, por ia do fushata ta thotë.

SHKARKO APP