Rama u vë kusht kryebashkiakëve: Asnjë nuk do të rikandidojë pa…
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së tregoi kushtin e vënë për të gjithë kryetarët e bashkive që duan të rikandidojnë.
“Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi bashkive në qendër gjithë atë territor rural në dispozicion dhe ai territor shikohet vetëm për punët komunale. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh nëse duan të rikandidojnë përsëri”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

