Rama uron Albin Kurtin për zgjedhjet: Fitore domethënëse
Lajme E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:02
Kryeministri Edi Rama ka uruar Kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama në një reagim në platformën “X”.
KOHA JONË SONDAZH

