Rama uron “Ditën e Mjedisit” me foto nga Berati: Bilanc i përmbysur i sipërfaqes së gjelbërt

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm që përkon me “Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit”, e ka uruar me një foto nga Gorica e Beratit duke bërë krahasimin si ka qenë para 2013-s dhe si është sot.

“Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta,” shkruan Rama në Facebook.

Statusi i tij

Ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Goricës së Beratit më 2013 dhe sot, pas mbjelljes së 20 mijë fidanëve të rinj dhe rehabilitimit të 4.3 hektarëve sipërfaqe në Malin e Partizanit.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Mjedisit, Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta. Në 3 vjet e gjysëm kemi mbjellë 3 milionë e 680 mijë fidanë e pemë dekorative si edhe kemi rehabilituar 11 milionë m2 sipërfaqe të gjelbër. Ndërkohë që në 8 vitet e shkuara jo vetëm që investimet ishin zero në këtë drejtim, por edhe u shkatërruan 70 mijë hektarë pyje, nga të cilat gjysma mbetet e parikuperueshme edhe pas ndalimit të eksportit dhe moratoriumit të prerjes së drurëve në pyje.

SHKARKO APP