Rama uron për fitoren e Kosovës me një foto simbolike: Dy krena, dy fitore, një shqipe

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka uruar me një foto shumë domethënëse fitoren e Kosovës këtë mbrëmje ndaj Suedisë. ”Dy krena, dy fitore, një shqipe”,-shkruan Rama.

Fitore shqiptarët. Pas ekipit kuqezi që mori një fitore historike në Leskovc përballë Serbisë dhe ju afrua më shumë se kurrë fazës play off të Botërorit, i takonte Kosovës të bënte mrekullinë e radhës. Sonte ata shkëlqyen përballë Suedisë, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.

Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës. Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?