Rama viziton kantierin e “Kengo Art Park”: Qendër e re për artin dhe kulturën
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën.
“Në kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe, e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën, ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat.
I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

