Rama: Inteligjenca Artificiale do të transformojë fuqishëm shërbimin tonë shëndetësor

Shëndetësia shqiptare po hy në një fazë të re transformimi, ku teknologjia e avancuar dhe inteligjenca artificiale janë në qendër të prioritetit të mandatit të katërt të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë episodit të parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, Rama theksoi se inteligjenca artificiale do të integrohet fuqishëm në shërbimin shëndetësor shqiptar, falë një partneriteti strategjik me një prej aktorëve kryesorë ndërkombëtarë në këtë fushë.

“QSUT do të konkretizojë partneritetin me spitalin San Raffaele të Milanos, duke aplikuar një model suksesi në menaxhimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në sistemin spitalor”, nënvizoi Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai bëri me dije se Universiteti i Mjekësisë do të nisë një kapitull të ri bashkëpunimi me Universitetin Vita-Salute të Milanos, duke synuar njohjen dhe diplomat e njëjta në nivel europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është projekti pranë spitalit rajonal “Memorial” në Fier, ku siç u shpreh Rama, “duam të sjellim një universitet ndërkombëtar të mjekësisë”, në bashkëpunim me një grup prestigjioz ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Sipas Ramës, inteligjenca artificiale do të udhëheqë revolucionin në shëndetësi, ndërsa digjitalizimi i plotë do të jetë baza e aplikimit të avancuar të kësaj teknologjie në diagnostikimin dhe menaxhimin e shëndetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?