Ramushi nuk do kandidojë për President në Francë!

Ramush Haradinaj eshte ai qytetari i thjeshte ballkanoperendimoras, qe kur Perendimi shkelqente fisnikerisht me vlerat e tij me te larta, duke e bombarduar Djallin e Ballkanit nga ajri, Ramushi e luftonte dhembe per dhembe e sy per sy nga toka…
Nga Arian Galdini
Kane kaluar disa muaj qyshse Britania e Madhe doli nga BE dhe ja ku ende nuk po kuptohet se cilen BE ka lene pas. Moskuptimi me i madh eshte nder ne aspirantet per tu bere nje dite BE. Ne shtetasit e Ballkanit Perendimor, kemi qe prej renies se Murit te Berlinit, qe mesohemi, degjojme e flasim per Aspiraten Europiane. BE ku ne kemi gati 2 dekada e gjysem qe kerkojme ti qasemi e mundesisht hyjme aty brenda, per ne ka qene Perendimi Paresor, ai Perendimi qe na zhben cdo ligesi e pasoje historike apo kulturale, e na transformon ne banore te botes ku Dinjiteti dhe Liria Njerezore eshte themeli i gjithckaje.
Joperendimi ku ne jemi endur nder shekuj na ka mesuar me dorezimin para faktit se Pushtetet jane gjithcka e Njeriu eshte asgje. Ndaj edhe urrejtjen, mllefin, luftrat e konfliktet qe ne kemi patur ketu ne Ballkanin Perendimor, me njeri – tjetrin, apo edhe nder vedi, i kemi patur si mendesine e sjelljen normale ne nje Bote te Joperendimit.
Ne nuk kemi ditur ndryshe. Njeriu i vetem qe ne kemi njohur per Njeri, kendej ne Joperendimin tone, ka qene vetja, familjari, farefisi, krahinori, a bashkekombasi. Tjetri nuk ka qene Njeriu per ne. Tjetri ka qene armiku, kundershtari, i huaji, i pranuari apo i refuzuari, i deshiruari apo i mohuari.
Kur ra Perandoria Komuniste, pra Perandoria e Djallit, dmth, Perandoria e Joperendimit, per ne Ballkanoperendimoret nisi nje kohe e re, epoke e re sepse para syve tane u cel mundesia per kthesen e madhe.
Anetaresimi ne BE ishte Harku i Triumfit qe u vendos ne fund te nje Bulevardi ku ne do te benim udhetimin e shnderrimit nga joperendimoras ne njohes e ushtrues te njerezimit ne vlerat dhe standartet qe kerkonte Shtepia e re Europiane, perku po benim transferimin.
Mirepo, ne udhetimin tone e komplikuam jashtemase. Ne u sollem me njeri-tjetrin e nder vedi, saktesisht si joperendimoras tipike.
Beme luftra, shkaktuam drama e tragjedi te permasave globale, urryem njeri-tjetrin, shame e mallkuam njeri-tjetrin dhe vetet tona.
Sjellja jone cnjerezore, na e vonoi tej mase transferimin per ne Shtepine Europiane. Dhe ja ku kemi ardhur ne nje kohe e moment kur Shtepia Europiane, eshte e mbushur me telashe. Britania e Madhe doli nga Shtepia, ndersa vendet e tjera kane nisur te takojne nje sjellje brenda tyre qe Perendimore ka vetem gjeografine, por permbajtjen e ka te mbingarkuar me ereza pikante joperendimorase. Humanizmi, solidariteti, dinjiteti njerezor, kane filluar te struken ne klishe te dalamode, ndersa ksenofobia, paragjykimet, mospranimi i te ndryshmit, konsiderimi i tjetrit si i huaji, jane bere HipHopi i ri i Politikes dhe Kultures masive ne vendet kryesore te BE.
Zgjedhjet nuk fitohen më me vlera e parime te medha humaniste. Zgjedhjet fitohen me zotime per mbrojtje e konservim te njeriut qe njohim si familjar, farefis, bashkekombas, me te njejtat perkatesi fetare, kulturore apo etnike. Tjetri, nuk eshte me Njeriu. Edhe pse Jezu Krishti na ka mesuar ta duam Tjetrin sikurse duam veten, redaktimi dhe intepretimi i diteve te sotme i kesaj porosie ne Europe, na e ka reduktuar kuptimin e tjetrit vetem tek i ngjashmi yne.
Varferimi dhe redaktimi i kuptimit te parimeve te medha eshte cilesi rreptesisht Joperendimorase.
Ndaj edhe ne Ballkanoperendimoret, ne joperendimorasit e kahershem, behemi konfuze kur shohim nje Europe qe kandiset ne andralla sjellore, kulturore dhe politike te cilat ne i kemi kaq shtepiake ne shoqerite e individet tane.
Ne vitin 1999, Perendimi beri Luften e tij me fisnike kunder joperendimorizmit tone, duke bombarduar Rregjimin Gjakatar te Slobodan Milloshevicit, e duke i dhene lirine Kosoves.
Ai vit shenoi edhe aktin me te forte te Perendimit, per te na siguruar te gjithe neve, shqiptare, maqedonas, serbe, boshnjake a malazeze qofshim, nje proces te pakthyeshem te transformimit ne Perendimoras.
Vete Beogradi u clirua nga Tirani. Mali i Zi u be i pavarur. Maqedonia vonoi pak per mberriti tek Marreveshja e Ohrit. Shqiperia u be Anetare e NATO. Ndersa Kosova u be e pavarur.
Cuditerisht, ka pak vite kur te gjitha keto arritje nuk shenojne me siguri per perendimorizimin tone. Ka disa vite kur shume gjera po pesojne prapakthim. Miloshevici shpallet i pafajshem. Shesheli kthehet ne shtepi. Zedhenesi i dikurshem i Miloshevicit behet Minister i Jashtem i Serbise. Ndersa biri i deshires i asokoheshem i Sheshelit, behet Kryeminister i Serbise. Gruevski ne Maqedoni behet despot dhe antiperendimor i hapur. Gjukanovici vazhdon te mbetet po i njejti gangster kinse-europeist. E ne Bosnje ka lindur sivellai i Karaxhicit qe quhet Dodik.
Ne gjithe kete kaos te ri, viktime ribehet viktima e perhershme, pra fituesi i betejes me fisnike qe beri Perendimi 2 dekada me pare. Kur u paqtua Bosnje – Hercegovina e kur u clirua Kosova, nuk eshte se vetem u be drejtesi historike per popuj e kombe te shtypur e ndare ligesisht ne kohera te shemtuara luftrash e botendarjesh nga Fuqite e Medha.
Perkunderazi.
U deshmua nga Perendimi, se liria dhe dinjiteti njerezor, jane themeli i Europes.
Na pelqeu apo nuk na pelqeu, te gjithe neve kombeve e vendeve Ballkanoperendimore, lufta e NATOs kunder Rregjimit Mizor e Genocidist te Slobodan Milloshevicit, ishte shkelqimi i vlerave me te larta te Perendimit.
Prandaj edhe pafajesia e Miloshevicit dhe ngirtja e shtatores se tij ne Serbi,  lindja e Dodikut, fjalimet ne Parlamentin e Serbise te Sheshelit dhe arrestimi ne France i Ramush Haradinajt, jane nje vello e zeze  qe po mbulon zymtesisht shkelqimin e vlerave Perendimore.
Ne keto kushte thirrja ime eshte e thjeshte. Nese Franca ka zgjedhje presidenciale e gara atje eshte mes atyre qe besojne tek Perendimi dhe atyre qe duan ta bejne Perendimin Bunker sigurie, le te qetesohen te gjithe francezet sepse Ramush Haradinaj nuk kandidon per President i Frances.
Ramush Haradinaj eshte ai qytetari i thjeshte ballkanoperendimoras, qe kur Perendimi shkelqente fisnikerisht me vlerat e tij me te larta, duke e bombarduar Djallin e Ballkanit nga ajri, Ramushi e luftonte dhembe per dhembe e sy per sy nga toka.
Ramushi eshte bashkeluftetari i Perendimit ne kohet kur Perendimi e kishte shpallur Armik, Slobodan Miloshevicin.
Ramushi eshte njeriu i thjeshte qe beri akte e heroizma te medha ne lufte nga toka me Djallin, kur Perendimi e bombardojte nga ajri Djallin.
Kete duhet tia kujtojme Frances.
Nuk mund te pranojme ne qe Franca te sfilise, cenoje apo rraskapise Gjykatave e qelive, kampionin e lirise dhe bashkeluftetarin e Perendimit ne betejen kunder Miloshevic Qoftelargut.
Franca eshte Perendim. Mbajtja e metejshme e Ramush Haradinajt ne qeline e kerkuar nga Bota e Djallit, na lendon heroin tone te lirise dhe bashkeluftetarit te Perendimit per lirine. Na lendon edhe dashurine qe kemi per Francen si Perendim.
Lirimi i menjehershem i Ramushit, na risjell mes nesh heroin dhe na shton dashurine per Francen si Perendim.

SHKARKO APP