Raporti/Çereku i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të papërshtatshëm

Sipas Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar e njohur si DSIK, nga 800 subjekte rivlerësimi në procesin e Vetting-ut, 200 prej tyre kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Ky informacion i konsideruar si sekret, tanimë mund të ndahet me publikun, pasi DSIK dhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të pasurisë, janë të detyruara të japin informacion mbi subjektet që i nënshtrohen Vetting-ut dhe që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrat.

Këtë detyrim e ka përcaktuar Gjykata Administrative, e cila i ka dhënë të drejtë kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që i kishte kërkuar DSIK, informacion statistikor mbi numrin e subjekteve që i nënshtrohen vettingut dhe që kanë rezultuar si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrat.

Gjykata Administrative ka vlerësuar se e dhëna statistikore mbi subjektet që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, ka interes të madh për publikun dhe si e tillë duhet t’u vihet në dispozicion palëve të interesuara. /TCH/

SHKARKO APP