Raporti i Bankës Botërore: Përmbytjet, impakt edhe më negativ në ekonominë shqiptare

Katastrofat që vijnë nga ndryshimet klimatike kanë pasur edhe kanë një impakt negativ në ekonomitë e brishta të vendeve të Europës Juglindore. Në Shqipëri pasojat mund të jenë më të rënda. Arsyeja: moti i keq prek më së shumti bujqësinë dhe në këtë sektor, në vendin tonë, rreth 40 % e popullsisë jeton me bujqësi. Kështu rezulton nga një Raport i Bankës Botërore mbi impaktin e Fatkeqësive Natyrore në Europën Juglindore. “Moti i ekstrem, përfshirë përmbytjet shkatërruese në Maj (në Serbi e Bosnje), rrënoi një pjesë të rajonit në gjatë vitit 2014 dhe ndikoi negativisht thuajse në çdo sektor të ekonomisë, në rajon –nga bujqësia, energjia apo turizmi. Në Bosnje Hercegovinë përmbytjet shkaktuan 20 viktima. Nërsa 90 mijë persona u evakuuan. Dëmet janë thuajse 15 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në Serbi, dëmet përllogariten në 4.7 % të PPB. Veç shkatërrimeve në bujqësi, moti i keq me temperatura ekstreme në dimër, ndikoi në uljen e prodhimit të energjisë, dëmtoi turizmin dhe ngadalësoi ritmet e industrisë së ndërtimit në mbarë rajonin.  – “Impakti negativ që fatkeqësitë natyrore shkaktuan, nxori në pah dobësinë e përgjithshme ekonomike të këtyre vendeve… Edhe pse më shumë që 40 % e njerëzve në Shqipëri dhe 20 % në Bosnje Hercegovinë e Serbi punojnë në bujqësi, normat e sigurimit për planin që i mbrojnë ata në rastet e dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, janë tmerrësisht të ulëta” –thuhet në raport. Në Maqedoni, për shembull, vetëm 4 % e fermerëve i kanë të siguruara prodhimet e tyre në rast të fatkeqësive natyrore. Në Kosovë, kompanitë e sigurimeve përfaqësojnë vetëm 3% të totalit të aktiveve të sistemit financiar, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë ata përfaqësojnë vetëm 5% të totalit. Parashikohet se këtë vit, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi të dalin nga stanjacioni ekonomik. Por Banka Botërore u sugjeron politik-bërësve që të kthejnë vëmendjen ndaj kërcënimeve të motit, si përmbytjet edhe thatësirat.

SHKARKO APP