Raporti i studios ligjore amerikane: Veliaj s’mund të shqyrtojë dosjen me 62 mijë faqe brenda 2 javëve

Kasowitz, një firmë e madhe avokatie në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar raportin për procesin ligjor ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli.

Raporti kritikon SPAK se po cenon të drejtën për një gjykim të drejtë, ndërsa thekson se kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave.

Studio ligjore amerikane thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po përdor argumente të pabaza, si aktivitetet lobuese të kryebashkiakut, për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Erion Veliajt. Sipas tyre, SPAK kërkon të ndëshkojë Veliaj “për shprehjen e të drejtës së tij demokratike për të kërkuar peticion, gjë që në fakt ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në rastin e tij”, thuhet në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak, është shpërfillur thotë raporti. “Erion Veliaj po mbahet në burg mbi baza që cilësohen arbitrare”, ndërsa qytetarët e Tiranës po privohen nga lideri i zgjedhur prej tyre në mënyrë demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilltari ligjor i Veliajt, Daniel Fetterman është shprehur gjithashtu se studio ligjore i është drejtuar me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) duke i kërkuar të shqyrtojë se çfarë po ndodh ne procesin ligjor të Veliajt dhe të vërejë të gjitha shkeljet në proces.

Ky raport është ripërditësim i atyre të publikuar më herët po për të njëjtat problematika. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj qëndron në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025, ndërsa një vit më vonë (9 shkurt 2026) dosja e tij ka kaluar për gjykim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?