Raporti nga DASH për Shqipërinë, Balluku: Ju keni kryetarin non-grata, është për ju Bibël apo jo?
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvend i është përgjigjur deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ”non-grata” liderin e opozitës.
”Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithçka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?”, tha Balluku.
”Nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe tek masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë.
Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri. Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit ccdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba”.
KOHA JONË SONDAZH

