Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Politikani italian Italo Bocchino ka komentuar raportin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve.
Për të raporti mes dy liderëve nuk duhet parë përmes ndarjeve politike mes të majtës dhe të djathtës. Sipas tij, kjo marrëdhënie i ngjan asaj të një motre dhe vëllai, duke reflektuar lidhjen e fortë historike dhe njerëzore mes Shqipëria dhe Italia.
”Raporti mes Melonit dhe Ramës nuk mund të gjykohet me etiketa të së majtës apo të së djathtës. Është si raporti i një vëllai dhe motre, pra Shqipëri-Itali”,-u shpreh i ftuar në ”A2cnn”.
Bocchino kujtoi gjithashtu momentet e viteve ’90, kur shumë shqiptarë emigruan drejt Italisë pas rënies së regjimit komunist. ”Unë isha fëmijë kur erdhën shqiptarët e parë në Itali. Ne hapëm shtëpitë tona për ta”,-tha ai, duke theksuar solidaritetin e treguar nga italianët në atë periudhë.
KOHA JONË SONDAZH

