Raportimi ‘URGJENT’ i Reuters për shkarkimin e Canit

Menjëherë pas lajmit se ministri i Financave, Shkëlqim Cani është shkarkuar nga detyra, agjencia e njohur Reuters bëri raportimin e mëposhtëm, duke theksuar se është një raportim URGJENT.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkarkoi Shkëlqim Canin si ministër të Financave të martën dhe e zëvendësoi me Arben Ahmetajn, ministër i Ekonomisë.

Cani vlerësohet gjerësisht për stabilizimin e financave gjatë këtyre 29 muajve në detyrë, por dështoi në arritjen e objektivave për mbledhjen e taksave.

Milva Ikonomi, ish-drejtoreshë e zyrës së statistikave dhe aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë, do zëvendësojë Ahmetajn. (MAPO)

SHKARKO APP