Rastet kur u ndërpritet kompensimi i energjisë pensionistëve
Për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike për të gjithë pensionistët dhe invalidët, atyre do t’u duhet tè dorëzojnë dokumentat vetëm një herë.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, asnjë i moshuar që aktualisht po merr kompensimin, nuk do të dorëzojë dokumentat për herë të dytë.
Ndërkaq, një dokument mund të ndryshojë vetëm në rast se fëmija i pensionistit fillon punë. Në këtë rast, pensionisti duhet të paraqitet pranë zyrave të ISSH-s dhe të deklarojë se një nga fëmijët e tij ka filluar punë dhe kompensimi ndërpritet.
Sakaq, nëse nuk deklarohet dhe ky fakt vërtetohet më pas nga inspektorët e ISSH, hiqet kompensimi.