Rasti i UFO-s që vazhdon të mbetet mister 50 vjet më vonë
Një rast i pamjes masive të UFO-s në Australi vazhdon që të mbetet larg zgjidhjes edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 dekada. Incidenti ndodhi më 6 prill të vitit 1966, kur një numër i konsideruar njerëzish, duke përfshirë edhe disa nxënës dhe mësues nga shkolla e mesme “Westall”, kishin vërejtur tri objekte metalike duke manovruar në heshtje mbi qiellin e Melburnit, në shtetin australian të Viktorias.
Ato objekte më pas ishin lëshuar në tokë, afër shkollës, për t’u ngritur përsëri në qiell dhe për t’u zhdukur. Kjo ngjarje ishte e veçantë për shkak se ndodhi në mes të ditës dhe ishte parë nga shumë dëshmitarë. Më pas shumë njerëz kishin thënë se ishin vizituar nga zyrtarë, të veshur në të zeza, të cilët iu kishin thënë që të mos tregonin çfarë kishin parë.
Tani mendohet se do të nxirren nga arkivat sekrete materialet rreth UFO-s. Në SHBA kandidatja Hillary Clinton ka premtuar që nëse zgjidhet Presidente e SHBA do të urdhërojë të publikojnë NASA dhe CIA materialet dhe faktet që kanë vizitorët alienë.
KOHA JONË SONDAZH

