Reagon edhe BE pas votimit në Kuvend për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?