Reagon emisari i Trump: “Gjykata e Hagës është jashtë kontrollit”

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta ndërkombëtare, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës së madhe në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), Grenell shkruan shkurt: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith.”

Deklarata e tij i referohet Jack Smith, ish-prokurorit special amerikan që kishte ngritur padinë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Grenell vjen në kulmin e protestës mbarëkombëtare në Tiranë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe figura publike, përfshirë ish-presidentin shqiptar Alfred Moisiu, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grenell, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që, sipas tij, shpesh veprojnë me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka qenë një nga mbështetësit më aktivë të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve të saj që nga koha e shërbimit të tij si i dërguar i posaçëm i presidentit Trump në vitin 2020.

Ky reagim i fundit shihet si një sinjal politik nga rrethet republikane amerikane, që ndjekin me vëmendje zhvillimet në Hagë dhe kërkojnë rishikim të mënyrës se si po administrohet drejtësia ndërkombëtare ndaj luftës së Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?